Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për rastin e votës së deputetit, Etem Arifi, dhe ky vendim është në favor të ankesës së VV-së, e ku del që vota ka qenë antikushtetuese.
Burime të Syrit.net Kosova bëjnë të ditura se ky vendim tashmë është marrur dhe se shumë shpejt do të publikohet edhe zyrtarisht nga Gjyakata Speciale.
Me këtë vendim, vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, ngase Kushtetuesja ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të qeverisë ‘Hoti’, ka qenë e pavlefshme.
Siç dihet në rastin e votimit të qeverisë ‘Hoti’, deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione.
Dhe ndonëse i dënuar, Arifi madje kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit.
Me ketë vendim të Gjykatës Kushtetuese, rrezikohet edhe rënia e qeverisë ‘Hoti’, por mbetet të shihet se si do të veprohet më tutje.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pritet të publikohet edhe zyrtarisht shumë shpejt./Syri.net Kosova