Drejtësia italiane i hap rrugë kthimit të Berlusconit në politikë

Një gjykatë në Milano ka vendosur që Silvio Berlusconi mund të hyjë në garë për udhëheqje të Italisë, pas dënimit prej 5 vitesh për mashtrim.

Mediet italiane kanë raportuar se Tribunali ka vendosur në favor të kërkesës së avokatëve të 81- vjeçarit , Silvio Berlusconi, që për 4 mandate kishte udhëhequr me Italinë.

Dënimi i Berlusconit më 2013, pas zbulimit të aferave korruptive me biznese, nuk i lejoi atij të garojë në poste publike. Ai njihet për afera të mëdha korruptive dhe skandale të tjera.

Sipas medieve italiane, prokurorët ende nuk kanë vendosur nëse do ta dërgojnë për ankesë këtë vendim të Tribunalit. Berlusconi ka kryer shërbime në këmbim të burgut duke i ndihmuar pacientët e prekur me sëmundjen Alzheimer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme