Valdrin Pjetri, drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në një intervistë për emisionin “Vila 24” në “News24” me moderatoren Valbona Mëhilli. Gjatë intervistës në studion “Vila 24”, ai shpjegoi procedura që nga njohja te kompensimi i pronave, duke argumentuar dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarë për të zgjidhur çështje problematike prej vitesh.
Ai theksoi se janë 1800 dosje në shqyrtim dhe se secila nga dosjet do të marrë trajtimin dhe kohën e vet.
Sipas tij, brenda këtij muaji do t’u dërgohen njoftime 1800 qytetarëve. Pas marrjes së njoftimit, ata do të kenë 60 ditë kohë për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar.
“Prona e agjencisë tonë është bërë një plan punë, brenda 2027 të gjitha dosjet do të marrin trajtim nga agjencia jonë. Kemi 1800 dosje që janë për kompensim. Brenda muajit do dërgohen 1800 njoftime për qytetarët. Qytetarëve që iu shkon ky njoftim në shtëpi të lexojnë me kujdes. Nga momenti i marrjes në dijeni qytetari ka 60 kohë për plotësim dokumentacioni. Ne jemi akoma në fazën e hetimit administrativ. Secili nga dosjet do të marrë trajtimin e vet sipas plotësimit të dokumentacionit që kanë bërë qytetarët”, tha mes të tjerash ai.
The post Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri: 1800 dosje në shqyrtim, brenda 2027 do të trajtohen të gjitha appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



