Drejtori i CIA’s bën thirrje për mbrojtjen e sekretit

Drejtori i CIA’s Mike Pompeo tha se agjencitë qeveritare të ngarkuara me ruajtjen e sigurisë së vendit duhet të mbrojnë sekretet. Në një diskutim publik dje në Uashington ai bëri një paralajmërim kundër lavdërimit të individëve të cilët vjedhin dhe publikojnë dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara, si Edward Snowden dhe Julian Assange.

 

Pompeo tha se amerikanët duhet ta kuptojnë se këta njerëz veprojnë në interesin e tyre dhe nganjëherë në interes të një vendi armiqësor.

Mike Pompeo tha se CIA angazhohet vetëm në operacione të jashtme spiunazhi, ndërkohë që ai po diskutonte mbi punën dhe pikëpamjet e tij dje në një debat në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington:

“Ne vjedhim sekrete nga armiqtë tanë të huaj, subjektet armiqësore dhe organizatat terroriste. Dhe ne jemi krenar me punën tonë. Ne i analizojmë këto informacione zbulimi në mënyrë që qeveria t’i kuptojë më mirë armiqtë me të cilët ne përballemi në këtë botë sfiduese dhe të rrezikshme. Ne nuk kërkojmë ndjesë për këtë. Është punë e vështirë dhe ne punojmë me intensitet të lartë.”

Pompeo tha se CIA dhe agjencitë e ngjashme veprojnë sipas ligjit, dhe me miratimin e Kongresit, për të mbrojtur popullin amerikan, ndërsa ata që vjedhin informacione sekrete nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

Ai tha se është e rëndësishme që amerikanët ta kuptojnë se Edward Snowden dhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

“WikiLeaks vepron si një shërbim zbulimi armiqësor dhe ka inkurajuar pasuesit e tij që të punojnë për CIA-n për të vjedhur informacione sekrete.

Wikileaks ka nxitur Chealsey Manning të vjedhë informacione sekrete të veçanta. Puna e tyre është e fokusuar kryesisht në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që kërkojnë mbështetje nga çdo vend dhe organizatë demokratike. Ka ardhur koha ta themi të vërtetën për Wikileaks, pra Wikileaks është një shërbim jo-shtetëror armiqësor zbulimi, shpesh i mbështetur nga aktorë shtetërorë si Rusia.”

Pompeo tha se së Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë sa duhet për të ruajtur sigurinë kibernetike:

“Ne kemi shpenzuar shumë kohë në analizimin e objektivave, aktorët shtetëror, por tani kemi një kërcënim të ri që vepron në një mënyrë pak më të ndryshme, por ashtu si aktorët shtetëror për motiv ka shkatërrimin e Amerikës.”

Drejtori i CIA’s tha se siguria kibernetike është e rëndësishme në një kohë kur interneti është duke u përdorur gjerësisht nga grupet terroriste, si dhe qeveritë armiqësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme