Drejtori i policisë, Shpend Maxhuni: Gjuriqi u arrestua me urdhër të Qeverisë

Drejtori Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, para anëtarëve të komisionit për Punë të Brendshme ka thënë se urdhrin për arrestimin e Marko Gjuriqit e ka dhënë Qeveria.

Pas ngjarjes së djeshme të arrestimit dhe lirimit të drejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Marko Gjuriq në Veri, i pari  i Policisë,  Shpend Maxhuni, ka shpjeguar para komisionit parlamentar për operacionin e djeshëm.

“Ne kemi pas vendim të Qeverisë për ti ndalu hyrjen Gjuriqit. Ne kemi zbatu vendimin e qeverisë”, ka thënë Maxhuni.

Maxhuni thotë të jetë urdhëruar nga Qeveria, mirëpo kryeministri Ramush Haradinaj edhe më tutje nuk ka dhënë asnjë koment për situatën e krijuar dje me arrestimin e Gjuriqit. Express mëson se kryeministri Haradinaj nuk i involvuar në planin e arrestimit ndërsa gjithçka kishte ndodhur në zyrën e Thacit.

“Nuk ka pasur akuza të tjera ndaj Gjuriqit por vetëm ndalim hyrje”, ka treguar më tej shefi i Policisë.

Ai ka treguar se nuk ka pasur rezistencë nga policia e Veriut.

“Nuk ka pas rëfuzim të urdhërave nga askush tha Maxhuni kur është pyetur se a ka refuzuar komandanti i policisë së veriut për intervenimin e djeshëm në veri”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme