Drejtori i televizionit të Kremlinit: Fëmijët ukrainas duhen mbytur

Një drejtor i televizionit ‘Russia Today’ shkaktoi shumë zemërim me komentet e tij, ku bëri thirrje për gjenocid ndaj fëmijëve ukrainas.

Anton Krasovsky, 47 vjeç, është pezulluar nga televizioni i financuar nga Kremlini. Por komentatorët thonë se ky vendim erdhi shumë vonë, pasi retorika e tij ishte bërë shumë e dhunshme.

Komentet e Drejtorit të Transmetimeve në këtë media cilësohen ekstreme edhe nga mbështetësit e luftës së Putinit.

“Duhet të ishin mbytur në lumë, aty ku notojnë rosat. Thjesht mbytini ata fëmijë, mbytini në lumin Tysyna. Hidhini aty ku janë rrymat e forta nëntokësore,” tha ai.

Sipas tij, të gjithë ukrainasit duhen vrarë dhe duhen djegur të gjallë në shtëpitë e tyre. Krasovsky tha se Ukraina nuk duhet të ekzistojë si shtet.

Nga Ukraina ka pasur thirrje që të ndalohet fare transmetimi i Russia Today në botë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme