Drejtoria për Siguri të Republikës së Turqisë ka publikuar raportin “Ideologjia e FETO-s”, e cila doli pas analizës së të gjitha librave dhe ligjëratave të udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen dhe në bazë të hetimeve të cilat zhvillohen në Turqi kundër kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e 80-ta dukshëm të forcojë piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe më në fund më 15 korrik të vitit 2016 të kryejë përpjekjen e dështuar për grusht shteti ushtarak me qëllim të përmbysjes së rendit kushtetues dhe përmbysjes të qeverisë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.
Raporti i cili përbëhet nga 181 faqe, teksti i të cilit është përgatitur nga ekipi i Departamentit për luftën kundër terrorizmit, në të cilën, ndër të tjera thuhet se FETO duke keqpërdorur ndjenjat fetare dhe të tjera të njerëzve, ka përhapur rrjetin e saj në shoqëri derisa nuk u zbulua sekreti dhe ana e saj e errët.