Drenasi me fushatë synon të ndalë ndërtimet pa leje

Drejtoria Komunale e Inspeksionit, përmes fotografive të vendosura në hyrje të qytetit dhe në vendet me të frekuentuara, ka nisur fushatën vetëdijësuese rreth ndërtimeve në Komunën e Drenasit.

Përmes këtyre panove të vendosura dhe fletushkave të shpërndara, shpjegohet saktë se çka nevojitet për një ndërtim, kur dhe ku duhet të drejtohen qytetarët për t’u pajisur me leje ndërtimi.

“Ndaj, Drejtoria e Inspeksionit, fton qytetarët e Drenasit, që të jenë bashkëpunues dhe të njoftojnë Drejtorinë e Inspeksionit për ndërtimet të cilat bëhen në zonën e masës së komasacionit dhe ndërtimet që bëhen në pronën (sipërfaqen) komunale. Kujtojmë së Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është në mbikëqyrje të vazhdueshme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Drenasit, në veçanti në zonat nën masën e komasacionit, ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj. Njoftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit, që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të pajisur me leje ndërtimi, në të kundërtën, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas ligjit për ndërtim”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Drenasit.

Gjithashtu, objekti pa leje ndërtimore, nuk mund të regjistrohet në regjistrin kadastral dhe si pasojë e kësaj, shfrytëzuesi i objektit nuk mund të bëhet pronar legjitim, thuhet më tej aty.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme