Video që shikoni më lart është bërë në momentin e takimit të kolosit të letrave shqipe Dritëro Agolli me studentët e “Universitetit Europian të Tiranës” gjatë vitit 2011.
I pranishëm në ambjentet e “UET”-së, Agolli u vlerësua me çmimin Honoris Causa ku tha edhe disa fjalë, në të cilët përmblidhte gjithë jetën e njëriut, atë që ai mëson gjatë viteve dhe atë që nuk duhet të harrojë kurrë gjatë ekzistencës së tij.
Njëriu mëson gjithë jetën e tij,
mëson të pijë sisë,
mëson të ecë,
mëson të vrapojë,
mëson të bëhet i ri,
mëson të dashurojë,
mëson të martohet,
mëson edhe të plaket,
por mëson edhe të vdesë.
Njëriu po humbi kuriozitetin, mbaron!
Jeta nuk përsëritet, e vetmja gjë që nuk duhet shpenzuar kot është koha!