Driton Selmanaj nuk e përjashton mundësinë për aderimin në politikë (Foto)

Driton Selmanajn mund të mos e shohim edhe gjatë në pozitën prej analistit politik.

Kohët e fundit është përflitur shumë se analisti Selmanaj mund të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pavarësisht asaj se Selmanaj thirrej si analist për të komentuar çështjet politike, tani mund të jetë ai i komentuar.

Selmanaj në një prononcim për  Indeksonline, ka bërë të ditur se kohët e fundit ka  pranuar oferta të shumta prej partive politike. Ndërsa nuk ka treguar diçka konkrete nëse do të jetë LDK-ja, shtëpia e tij e ardhshme.

‘’Unë mendoj se  kjo çka po flitet është në fazën e spekulimeve të gjithanshme nuk ka asgjë konkrete. Unë normalisht që ndjehem i nderum që shumica e partive politike, në Kosovë më kanë kontaktuar dhe kanë vlerësuar se mund të jem pjesë eventuale e ndonjë liste të tyre. Kam oferta të shumta. Kam takime’’, është shprehur analisti i tanishëm Driton Selmanaj.

Kategorikisht ka përjashtuar Partinë Demokratike të Kosovës nga lista e ofertave.

‘’Të gjitha mundësitë për mua janë të hapura duke përjashtuar PDK-në. Por skam ndonjë qëndrim konkret akoma. Krejtësisht këto cka dalin janë në fazën e spekulimeve. Jam në bisedimeve me shumicën e partive politike duke refuzuar kështu kategorisht PDK-në’’, ka deklaruar më tej Selmanaj.

Ndërkohë vala e aderimeve të gazetarëve, publicistëve , e politikanëe në parti politike nuk ka të ndalur.

Ndonëse ndikimin për këto kalime nëpër parti mund ta ketë edhe afrimi i zgjedhjeve.

Ka mbetur edhe një muaj deri në organizimin e zgjedhjeve. Për këtë partitë politike sigurisht duan të mbledhin sa më shumë anëtarë të rinjë që të fuqizohen.

Përveç Selmanajt gjatë ditës së sotme edhe kolegu i tij Halil Matoshi ka gjetur vend në një parti politike

Gjatë ditës analisti Matoshi  u prezantua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si anëtari më i ri i kësaj partie. /Indeksonline/ 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme