Një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, është shkatërruar në autoritetet italiane, raporton TV Klan.
Oficerët e komandës provinciale të Milanos përmbyllën këtë të enjte hetimet e nisura nga Prokuroria e Comos për 17 persona nën hetim, për vepra të ndryshme që lidhen me trafikun e drogës.
Hetimet, të drejtuara nga prokurori Nicola Piacente, arritën që të zbulonin dërgesa të shumta droge nga Italia në Zvicër, për të cilën u arrestuan në flagrancë 16 persona dhe u sekuestruan 440 kilogramë marijuanë, rreth 10 kilogramë heroinë dhe rreth 200 substanca të destinuara për prerjen e heroinës.
Gjatë hetimeve, sipas mediave italiane, u konkludua se të hetuarit, të gjithë shqiptarë, kanë importuar drogë nga Shqipëria për ta shitur në Itali dhe Zvicër.
Ata përdornin mënyra komunikimi të enkriptuara dhe metoda të ndryshme për të fshehur ngarkesat me drogë.