Drojë për manipulime me votat e diasporës

Ka gati një javë qëkur disa vota të diasporës kanë arritur në Kosovë dhe po qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës. Vendosja e këtyre votave në objekte si ky i Ministrisë dhe jo në KQZ po konsiderohet si mundësi për dallavere me to.

Njohësit e çështjeve politike theksojnë se për shkak të rezultatit të ngushtë që pritet të jetë në zgjedhjet e 6 tetorit ka shumë mundësi të manipulohet me votat e diasporës, të cilat, siç thonë ata, do ta përcaktojnë fituesin.

Votuesit nga diaspora kanë edhe 4 ditë kohë të votojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga 35 mijë aplikues për të votuar për zgjedhjet e parakohshme, deri tani e kanë përfunduar këtë proces rreth 2000 persona, votat e të cilëve janë pranuar nga KQZ-ja, por të njëjtat nuk janë duke qëndruar në hapësirat e këtij organi.

Këto pako të votuesve të mërgatës kanë zënë vend në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të, siç thotë KQZ-ja, mungesës së hapësirës në këtë institucion. Mirëpo ish-udhëheqës të KQZ-së dhe njohës të rrethanave politike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mjaftueshëm hapësira për t’i mbajtur pakot e fletëvotimeve të diasporës, shkruan “Zëri”.

Ata theksojnë se vendosja e fletëvotimeve të mërgatës, si në këtë rast në Ministri të Infrastrukturës, krijon pasiguri për ato vota, për të cilat në raste si këto mund të krijohet përshtypje se nuk e kanë rëndësinë e njëjtë me votat e qytetarëve rezidentë të Kosovës.

Madje, sipas tyre, ka shumë mundësi që në këto zgjedhje rezultati i ngushtë të manipulohet me këto vota.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme