‘Duan të prishin monumentet e kulturës’, Banorët në një lagje të Krujës ngrenë alarmin

Bashkia e Krujës kërkon që të prishë disa banesa monument kulture.

Ky është pretendimi që kanë 17 familje në lagjen “Subash”, një ndër lagjet më të vjetra në qytetin e Krujës.

Sipas banorëve bashkia kërkon që t’i shembë këto banesa së bashku me ndërtime të tjera, në mënyrë që të bëjë një rikonstruktim të kësaj lagje për procesin e rindërtimit si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Ata protestojnë që shtëpitë e tyre të mos shemben dhe shprehën se këto banesa monumente kulture dhe janë ndërtuar para 150 vitesh.

Jan rreth 20 banesa te kesaj lagjeje te cilat do shemben sipas banoreve e ndër këto banesa ka dhe banesa të shpallura monument kulture.

Ne u njohëm për shembjen e banesave tona pasi pamë postimet e kryeministrit dhe ministrave në fb ku pasqyronin projektin dhe planin e ndërtimit.

Pas kësaj në ditën e djeshme u drejtuam në bashki ku pas disa orë debatesh ata pranuan që banesat tona do shemben pasi këtu do ndërtohen pallatet e reja për banorët e pallateve të demtuara nga termeti i 26 nëntorit.

Ne nuk na kanë sjellë asgjë zyrtarisht por nuk do presim që të na vijnë me fadroma e polici të na shembin banesat që i trashegojmë prej shekujsh.

Kjo lagje është 500 vjçare dhe ka histori, nuk e kultojme sesi shteti kërkon të shembë historinë për të ndërtuar pallate kur shum mirë Kruja ka vend plot ku mund të ndërtohet…

Ne nuk do dorëzohemi, do fillojme sot e nuk do dorehiqemi do e çojme çeshtjen tone deri në Bruksel.

Nuk do lejojme ne asnjë menyre që rrënjet tona të prishen vetëm po na prishen e po na varrosen bashkë me to.

Kerkojme nga qeveria ti shikoje gjerat se nuk veprohet si pushtuesi duke shembur e zhdukur histori e trashigimi kombetare e kulturore./Syri.net/

© SYRI.net

Дијабетичарите можат да јадат слатки! Главниот непријател на дијабетесот е ..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme