Në Emiratet e Bashkuara Arabe së fundi është hapur hoteli më i lartë në botë. Hoteli gjigant ngjyrë ari është 356 metra i lartë, ka 71 kate dhe plot 528 dhoma luksoze. Gevora hotel zyrtarisht është pranuar edhe në Librin e rekordeve Botërore si hoteli më i lartë në Botë. Kulla fillimisht ishte planifikuar të jetë një pallat rezidencial por më pas u vendos të ndërtohet në hotel që do të bënte bujë në të gjithë botën. Për ndërtimin e hotelit u deshën 4 vite punë.
Kemi 528 dhoma dhe suita të shpërndara në 71 kate. Secila dhomë është e pajisur me kuzhinë e mini-bare si dhe me teknologjinë më të re. Vizioni dhe qëllimi jonë është që të tregojmë mikpritjen arabe me çmime të arsyeshme dhe t’i tregojmë botës se çfarë është në gjendje të bëjë Dubai – thotë Jairaj Gorsia, menaxher i Gevora Hotel.
Mes tjerash hoteli përfshin katër restorante, pishinë të hapur dhe një SPA qendër luksoze në katin e 71-t. Gevora hotel ka ka për qëllim ti tërheq familjarët dhe turistët që duan një qëndrim të qetë në Dubain dinamik. Përndryshe para këtij hoteli , titullin e hotelit më të gjatë në botë e mbante Marriot Marquis Dubai i cili qendronte në 355 metra nga niveli tokësorë deri në kulm, pra rreth 1 metër më u ulët se rekord mbajtësi aktual.