‘Dueli’ për Demarkacionin

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe homologu i tij malazez sot do të diskutojnë për çështjen “më të nxehtë” mes dy vendeve, atë të demarkacionit. Nëse nuk arrihet ndonjë kompromis gjatë këtij takimi Kuvendi nuk do të mundë ta kalojë Marrëveshjen dhe rrjedhimisht s’do të ketë as liberalizim të vizave me BE-në.

Mosfinalizimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi (tash e më shumë se dy vjet prejse është nënshkruar) pritet t’i vërë përballë kryeministrat e të dy vendeve, atë të Kosovës Ramush Haradinajn dhe atë të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Gjatë ditës së sotme Markoviq do të qëndrojë në Kosovë, ku pos të tjerash me homologun e tij kosovar do të diskutojë edhe rreth Demarkacionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Megjithatë, nuk dihet nëse ky takim do ta zgjidhë “nyjën” e kësaj marrëveshjeje, ani pse Qeveria e Kosovës ka deklaruar tashmë se është e interesuar që kjo çështje të marrë epilog.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj tashmë ka paralajmëruar një zgjidhje “kreative”, të kënaqshme, për të dyja palët sa i përket Demarkacionit.

Ndërkohë, një ditë para vizitës së Markoviq (dje) Kryesia e Kuvendit vendosi që të mos e procedojë për votim këtë marrëveshje, ndonëse ishte në rend dite.

Kryetari i Kuvendit tha se kjo tërheqje erdhi me qëllim që të gjendet një konsensus nacional.

Mirëpo, AAK-ja e Nisma po vazhdojnë të shprehen kundër versionit aktual, duke u zotuar se nuk do ta votojnë atë.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e Nismës Socialdemokrate janë shprehur optimistë se pas vizitës së kryeministrit malazez ka hapësirë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët sa i përket Demarkacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme