Dugolli: Gjykata Speciale të nisë hetimet për masakrën e Dubravës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe njëri nga të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli, ka bërë kërkesë publike për nisjen e hetimit të kësaj masakre nga Gjykata Speciale.

Dugolli në një konferencë të thirrur për media bëri të ditur se para një jave iu ka drejtuar Gjykatës Speciale me kërkesë zyrtare që të fillojë hetimet për këtë krim.

“Kërkesa ime është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale që të nis hetimet sepse kam dëshmi të mjaftueshme për t’u zhvilluar hetimet dhe për t’u ngritur aktakuza në lidhje edhe me këtë masakër. Faktet janë se në atë masakër janë ekzekutuar 116 të burgosur dhe një i zhdukur sikurse Ukshin Hoti. Janë dëshmitarët që ende janë gjallë dhe plagët e tyre flasin vet. Madje këta dëshmitarë nuk kanë nevojë as për mbrojtje të identitetit”, u shpreh ai para mediave.

Gjatë konferencës, Dugolli tha se në masakrën e Burgut të Dubravës janë ekzekutuar 116 të burgosur.

“Faktet janë se në atë masakër janë ekzekutuar 116 të burgosur dhe një i zhdukur sikurse Ukshin Hoti. Janë dëshmitarët që ende janë gjallë dhe plagët e tyre flasin vet”, theksoi Dugolli.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme