Duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri për integrime evropiane, Bojan Mariçiq, për kryetarin e Strugës Ramiz Merko, i cili është futur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion të madh, shpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në gjyqësor.
Ai shtoi se institucionet tona duhet të njihen me pretendimet e Departamentit të Shtetit.
“Duhet ta shohim seriozisht, institucionet tona duhet të ndërgjegjësohen dhe çdo sinjal nga partneri ynë strategjik të merret seriozisht. Për hapat politikë dhe hapat e mëtejshëm institucionalë duhet të thonë partia politike së cilës i përket Merko dhe institucionet kompetente. Në parim, ne duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik”, tha Maricic.