Në fshatin Plemetin të Obiliqit, një fëmijë ka plagosur një të afërm të tij me një pushkë ajrore me të cilën po luante.
Siç raporton policia, viktima ka pësuar lëndime në fytyrë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Koha.net.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar pushkën ajrore. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.