Nga Kim Mehmeti
Për të gjithë ata që pyesin pse Piktori nuk jep dorëheqje: sepse atë nuk ia miraton “Aleanca e Qelbësirave” dhe ngaqë vetëm një Shqipëri e djegur dhe e rrënuar mund t’i mbulojë rrënojat që ai ka lënë pas vetes.
Andaj, kini kujdes dhe mos e digjni e mos e rrënoni mëmëdheun, sepse kështu i jepni mundësi Piktorit që të gjithëve të na barazojë me vetveten si rrënues të Shqipërisë.
Siç duhet të keni kujdesë gjatë përballjes me civilë të maskuar ngaqë ata mund të jenë të huaj që kanë ardhur ta shpëtojnë Piktorin i cili u ka premtuar themelimin e ‘Shtetit Bektashi’ dhe zhbërjen e Shqipërisë.
Protestuesit duhet ta dinë se përballë vetes kanë një njeri i cili tani përdor vetëm një formulë për të mbijetuar: sa më të larta të jenë retë e tymit dhe sa më e rrezikuar të jetë Shqipëria, aq më e lehtë bëhet ikja e tij në Izrael.
Pra rinia shqiptare që proteston në Tiranë duhet ta dij se përballet me një diktator, të cilit nuk i dhimbset as vendi, as populli i vet dhe i cili, për një kolltuk kryeministror, e jep të tërë Shqipërinë.
Siç duhet ta dine se asnjëherë deri më tani shqiptaria nuk është përballur me një diktator monstër të këtij lloji, i cili fatin e vet e vë mbi atë të popullit dhe të vendit.
Duke qenë i tillë, ky delirant pervers do që të gjithë popullin ta njollosë me tiparet e tij njohëse: që nuk do as atdheun, as populln!
(Kim Mehmeti)/sakte.net



