Rreth 60 mijë emigrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku brenda vetëm 24 orëve të fundit, duke shkaktuar një nga krizat më të mëdha kufitare të viteve të fundit.
Sipas BBC, të paktën 43 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për ta kaluar kufirin, transmeton Klankosova.tv.
Fluksi i madh i emigrantëve vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata Supreme e Spanjës vendosi se emigrantët që ndalohen në det gjatë përpjekjes për të arritur në Ceuta ose Melilla nuk mund të kthehen menjëherë në Marok.
Autoritetet spanjolle njoftuan se deri më tani mbi 25 mijë emigrantë janë kthyer vullnetarisht, nërsa zyrtarët lokalë kanë kërkuar ndihmë nga Madridi për shkak të rritjes së tentativave për kalim të kufirit, por të enjten situata doli jashtë kontrollit, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas, tha se gjendja është “e paqëndrueshme”, duke theksuar se numri i emigrantëve të ardhur përfaqëson rreth 70 për qind të popullsisë së qytetit, e cila numëron afërsisht 83.600 banorë.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Spanjës vlerëson se numri i emigrantëve që kanë mbërritur është rreth 50 mijë, ndërsa njoftoi se ritmi i largimit nga Ceuta drejt Marokut ka arritur në rreth 150 persona në minutë.



