“Duket jo reale se mund të ringrihesh pas këtyre tronditjeve”, Michelle Obama rrëfen luftën me depresionin gjatë pandemisë

Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama, në një intervistë për revistën “People” foli në lidhje me luftën e saj me depresionin e shkallës së ulët gjatë pandemisë Covid-19 dhe sfidat e vitit 2020, duke inkurajuar të tjerët të flasin për shëndetin e tyre mendor.

“Depresioni është i kuptueshëm në këto rrethana, gjatë këtyre kohërave. Në një farë mënyre, po ta mendosh, duket jo reale të besosh se mund të ringrihesh pas gjithë këtyre tronditjeve dhe traumave, pa përjetuar dhe pa ndjerë asgjë negative.

Kjo është një nga arsyet pse duhet të flasim për shëndetin mendor, sepse të gjithë kalojmë trauma, ankth, vështirësi në mënyra të ndryshme”, tha Obama.

Për revistën People, Obama tha se duhej ta pranonte atë që po kalonte, edhe pse shpesh mundohemi të fshehim atë pjesë të vetes.

Obama gjithashtu tha për revistën People se ajo është vaksinuar kundër Covid-19.“Unë i inkurajoj të gjithë të bëjnë një vaksinë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme