“Dumani do i vinte gjobë edhe Dakut”- Organizoi vrasjen e 2 personave ndërsa sot u arrestua në Spanjë, ja çfarë deklaroi Alda Nikolli për Leonard Luzin

Leonard Luzi i cili është akuzuar se një vit më parë ka organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, mësohet se është arrestuar sot në Spanjë.Emri i tij u përmend një ditë më parë nga Alda Nikolli, në një intervistë.


Duke pretenduar  se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion.

Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vërë.

Kishte një kompjuter. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme