Durmishi: Bizneset mund të aplikojnë për mbështetje deri në 1 milion euro për investime

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot u bëri thirrje kompanive të cilat realizuan investime dhe të cilat i përmbushin kushtet ligjore, ta shfrytëzojnë mundësinë për mbështetje shtetërore dhe të aplikojnë me kohë.

Afati i fundit për parashtrim të kërkesës, përkujtoi, është 15 korriku.

“Ligji për mbështetje financiare të investimeve është një prej veglave më të rëndësishme përmes të cilave shteti i mbështetë kompanitë që investojnë, hapin vende të reja pune dhe e rrisin konkurrencën e vet. U bëj thirrje të gjitha kompanive të cilat kanë realizuar investime dhe i përmbushin kushtet të aplikojnë më ës voni deri më 15 qershor dhe ta shfrytëzojnë mbështetjen që e kanë në dispozicion. Posaçërisht më gëzon ajp që kompani nga Komuna e Çairit, si ONE Cable, Pikasa, Koral Group dhe MSA Company edhe gjatë viteve të shkuara i kanë hsfrytëzuar me sukses masat nga Ligji dhe përmes investimeve të reja kanë kontribuuar për zhvillim të ekonomisë lokale dhe nacionale”, deklaroi Durmishi pas vizitës tek këto ndërmarrje.

Me Ligjin sigurohet mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për kompani të cilat realizojnë investime prej së paku 100.000 eurove, investojnë në kapacitete të reja prodhuese, pajisje dhe teknologji të reja, hapin vende të reja pune dhe invesstojnë ë hulumtim dhe zhvillim.

Masat parashohin mbësshtetje për punësime të reja në vlerë deri 20 për qind nga neto-rroga e paguar, përkatësisht deri 4.400 euro në vit për të punësuar, mbështetje për investime kapitale deri 10 për qind nga shpenzimet e arsyetuara investuesse, por jo më shumë se një milion euro në vit, si dhe mbështetje për hulumtim dhe zhvillim në vlerë deri 50 për qind nga shpenzimet e arsyetuara, me shumë maksimale deri një milion euro.

Ligji gjithashtu parasheh mbështetje të veçant[ë për projekte investuese të interesit të rëndësishëm ekonomik, për kompani të cilat shënojnë rritje në të ardhura dhe konkurrencë në treg, si dhe për projekte të cilat kontribuojnë për zhvillim teknologjik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet partnere e përkushtuar e komunitetit afarist dhe do të vazhdojë të zbatojë politika të cilat nxisin investime, inovacione, produktivitet dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Durmishi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme