Durrës, hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit/ Familjarët: Hera e pestë që na ndodh!

Është hedhur në erë një dyqan në pronësi të një 58-vjeçari mëngjesin e sotëm në rruga “Shenjtoret”, në qytetin e Durrësit.

Dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjeç, banues në Burrel, në bashkëpunim me  persona të tjerë  ende të paidentifikuar,  kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, ndërsa familjarët shprehen se kjo është herë e pestë që ndodh diçka e tillë.

Njoftimi i policisë:

Durrēs/Informacion paraprak

Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme