Syri.net pamjet e rënda të dhunës së ushtruar ndaj një shtetasi maroken në Durrës. Siç mund të shihni në video, 29-vjeçari Elmedi Nouak dhunohet barbarisht nga dy kamerierë, në mes të lokalit, në qytetin bregdetar.
Nuk dihet ende arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj marokenit, por ky i fundit tha më herët se është dhunuar nga policia dhe ka qëndruar për 5 ditë i izoluar në birucë dhe lakuriq, pa ngrënë asgjë.
Në një sqarim, Policia e Durrësit njoftoi se marokeni ishte shfaqur në lokalin ku është dhunuar nga kamerierët, me sy të nxirë dhe i dehur, duke shqetësuar klientët.