Durrës, kapet ‘Porsche’ me 30 kg marijuanë ‘çokollatë’, arrestohet dhe shoferi që e sinjalizoi

Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës tek Mbikalimi i Plepave, pas marrjes së një informacioni nga Policia se me një makinë luksoze të një personi me iniciale E.V, 42 vjeç, nga Tirana, po transportohej drogë.

Policia organizoi operacionin “Kritikal” dhe ndaloi makinën Porche që drejtohej nga E.B, e cila po vinte në drejtim të Durrësit dhe i hapi bagazhin.

Aty iu gjetën 77 pako me lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate, me peshë 30,6 kg dhe në moment, shoferit iu vunë prangat.

Por, pak minuta më parë, gjatë ndjekës së kësaj makine, Policia konstatoi se një shofer që drejtonte një Audi, e sinjalizoi me drita, personin që ishte në focus të operacioni, për praninë e Policisë në zonë.

“Në momentin e kapjes së E.B, Policia njoftoi se ka ndjekur një Audi që drejtohej nga  F.C, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar se ka bashkëpunuar me E.B duke e informuar atë për prezencën e shërbimeve të Policisë në rrugë.”

Si rrjedhim, Policia e Durrësit e arrestoi edhe  F.C 41 vjeç, banues në Tiranë.

Policia vërejti dhe një detaj tjetër: nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ky hetim po ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme