DW: Serbia e Kosova bashkë në BE – a është e mundur?

Vizita e zëvendëskancelarit e ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel në Beograd e Prishtinë, tërheq vëmendjen se BE nuk bën ta lërë anash Ballkanin, transmeton Koha.net.

tek anëtarësim i Ballkanit është e nevojshme ndihma konkrete, shkruan Jens Thurau, gazetar i Deutsche Welles, i cili e ka përcjellë Gabrielin në këtë udhëtim.

“S’është punë e vogël kur në Kosovën e vogël e ndjeni mallin e madh për Europën: Flamuri i këtij shteti që ekziston qe më pak se dhjetë vjet, lehtë mund të merret sikur ai i BE-së. Valuta është euro. E, pasi ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel mbajti takimin me përfaqësuesit e pushtetit, salla u mbush me gazetarë. Të gjithë interesoheshin vetëm për një gjë: Si mundet Gjermania të ndihmoj që ne, Republika e vogël e Kosovës, të bëhemi anëtar i BE-s së madhe? Si, përfundimisht të bëhemi me mirëqenie e me siguri?”, thotë Thurau.

Ai shton se Serbia, “armike e po këtyre kosovarëve”, dëshiron po ashtu të anëtarësohet në BE.

“Gjermania dëshiron ta përkrahë Serbinë në këtë rrugë përkundër zgjedhjes kontestuese të Aleksandar Vuçiqit për kryetar që solli protesta masive nëpër rrugë. Serbia e Kosova bashkë në BE, si vërtetë do të ecën kjo? Gabriel para gazetarëve paksa ka lexuar edhe leksione: ‘Sa herë që në rajon paraqitet një problem, kam ndjenjën se gjithmonë akuzohet një shtet fqinj.’ Heshtje në sallë. Duhet kohë deri tek anëtarësimi në BE, këtë me gjasë, e kanë të qartë të gjithë”, shkruan Thurau.

Qeveria gjermane për dy arsye mendon se BE megjithatë do të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor.

“Anëtarët do t’i bashkohen BE-së vetëm pas disa vitesh, deri më atëherë do të tejkalohet kriza e madhe me BREXI-tin, të paktën kështu shpresohet në Berlin. Tjetër, cila është alternativa nëse serbëve para hundëve u mbyllet dera nëpër të cilën më parë kanë hyrë Kroacia e Sllovenia? Gabriel me të drejtë tërheq vërejtjen se demonët e vjetër të nacionalizmit mund të forcohen”, shtohet aty.

Deri tek anëtarësimi i mundshëm, Gjermani dëshiron që vendet e Ballkanit t’i ndihmojë në projekte konkrete: Në infrastrukturë, arsimim.

“Edhe para anëtarësimit në BE, njerëzit duhet të vërejnë se me ndihmën evropiane, jeta është më e mirë, ka thënë Gabriel. Është punë e madhe kur dihet se ç’gjendje e mjerë është, sidomos për të rinjtë. Ndihma e deritashme nuk ka qenë e mjaftueshme – nëse Ballkani kthehet në fokusin e BE-së, atëherë janë të nevojshme veprat e jo fjalët. Ku shpie nëse Europa i lë në akull partnerët e disponuar për BE? Sa i zhgënjen me këtë? Shikojeni Turqinë”, përfundon Thurau.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme