Dy aksidente në Lushnjë, përplasen disa automjete. Një i lënduar transportohet me urgjencë në spital

Dy aksidente kanë ndodhur sot në Lushnje, ku ka mbetur një person i plagosur, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës.


Një prej aksidenteve me përplasje në seri ka ndodhur në kahun e lëvizjes drejt Fierit, ku një mjet tip “Caddy” ka përplasur nga mbrapa një “Benz”, i cili ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz”.Përplasja e fortë ka shkaktuar një të lënduar, i cili është nën kujdesin e mjekëve dhe dëme materiale.

Aksidenti tjetër ka ndodhur  në mes të kryqëzimit tek pushimi i shoferit, ku një mjet tip “Skoda” ka përfunduar tek barriera e hekurt, por pa pasoja për jetën e drejtuesit.

Policia shkencore po dokumenton të dy aksidentet dhe polica e qarkullimit po stabilizon trafikun e rënduar.

Kryqëzimi i pushimit të shoferit në autostradën Lushnje Fier mbetet një njollë e zezë në qarkullimin rrugor derisa të jepet zgjidhje përfundimtare sipas projektit fillestar të autostradës i cili parashikonte mbikalime për automjetet që vijnë nga Krutja drejt Divjakës dhe anasjelltas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme