Dy autostradat kosovare do bëhen me pagesë, çmimi më pak se 5 euro

Taksa që Republika e Shqipërisë ka vendosur për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët e shfrytëzojnë ‘Rrugën e Kombit’ po kundërshtohet me të madhe në Kosovë dhe po cilësohet si e pa përballueshme. Megjithatë nuk është larg koha kur do të bëhen me pagesë edhe autostrada ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Arbën Xhaferi’ të cilat gjenden brenda territorit të Republikës së Kosovës.

E në momentin kur ky vendim për taksim të  hyjë në fuqi, kosovarët që do t’ia mësyjnë Shqipërisë duke e shfrytëzuar autostradën ‘Ibrahim Rugova’, do të paguajnë dy herë vetëm për vajtje.

Argjend Zejnaj nga  Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, në një prononcim për Gazetën Express  thotë se  janë duke e menduar vendosjen e një takse në këto dy autostrada.

“Sa i përket autostradës R7 “Ibrahim Rugova” dhe R6 “Arbën Xhaferi” është duke u menduar metoda e vendosjes së një takse”, ka thënë Argjend Zejnaj nga kjo ministri.

Megjithatë Zejnaj thotë se shuma të cilën do ta paguajnë ata që i shfrytëzojnë këto rrugë do të jetë më e vogël se taksa  prej 5 eurove e vendosur nga Republika e Shqipërisë për ‘Rrugën e Kombit’.

“I sigurojmë të gjithë qytetarët, nuk do të jetë kaq e lartë”, ka thënë ai.

Zejnaj thotë se Ministria e Infrastrukturës është dukë përgatitur edhe rrugë alternativë për qytetarët të cilët nuk do të kenë mundësi që ta paguajnë këtë takse.

“Për më tepër, ne po e përgatisim edhe infrastrukturën alternative, për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë të lëvizin përmes këtyre autostradave (për shkak të pamundësisë për të paguar taksen) dhe kanë nevojë të dalin në pikat kufitare “Morinë” dhe Hani i Elezit apo anasjelltas, do ta kenë mundësinë të zgjedhin edhe rrugët nacionale”.

Zejnaj thotë se një taks e tillë është e nevojshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme