Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa sot në zyrën e tij ka pritur ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Ky takim ishte i mbyllur për media dhe nuk janë bërë të ditura temat e takimit.
Atje ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e këtij subjekti politik: Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.
Mustafa dhe Kosnett u takuan dy ditë pasi në Kuvendin e nëntë zgjedhor të shtunën LDK ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën në mandatin e tretë për kryetar.