Dy fëmijë, 3 dhe 4 vjeç vdesin nga gripi

Gjatë kësaj jave janë regjistruar dy raste të vdekjes nga gripi informon Zhurnal ndërsa bëhet fjalë për dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeç nga Kërçova dhe Gostivari të cilët ishin hospitalizuar në klinikën për fëmijë në Shkup.

Gjatë javës së parë të këtij viti janë lajmëruar 8.067 të sëmurë me grip prej të cilëve 14.9% më pak se java e fundit e vitit të kaluar.

Dy fëmijët të cilët kanë vdekur nga gripi në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve të cilit ishin dërguar në gjendje shumë të vëshitrë, analizat kanë tregguar se dy fëmijet kanë pasur simptoma për grip, temperatrua të larta me kollitje dhe u është dhënë terapi  antibiotike.

Megjithëse gripi rrallë herë mund të shoqërohet me komplikime serioze ashtu siç është inflamacioni në tru. “Nëse tek fëmijet vërehet simptoma të gripit patjetër që duhet të dorëzohet te mjeku amë dhe pastaj duhet më kujdes të ndjeket situata” thotë Vlladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti për Shëndet Publik.

Në bazë të dhënave me të cilat disponon Instituti, fëmijët para se të arrinin në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve nuk kanë qenë të trajtuar në spital, por vetëm të mjeku amë. Të njëri fëmijë gripi është konfirmuar edhe nga analizat laboratorike, përderia për tjetrin nuk ishte konfirmuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme