Dy futbollistë të Kosovës në ekipin ideal të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Vedat Muriqi i realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.

E paraqitja e mirë e Dardanëve ka bërë që dy prej lojtarëve të shpërblehen.

Më saktësisht, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Sofascore” i ka futur dy futbollistë dardanë në ekipin ideal të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin, i cili ishte lojtari i ndeshjes ndaj Qipros pasi i dhuroi dy asistime dhe e nxori një penallti, por edhe Lumbardh Dellovën, i cili shfaqi stabilitet në mbrojtje dhe e shënoi golin e katërt të ekipit të Franco Fodës.

Mbrojtësi i majtë është vlerësuar me notën 9,2, kurse qendërmbrojtësi me notën 8 pasi kontribuuan në fitoren e parë të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Ata e shohin në këtë formacion ideal përkrah yjeve të futbollit evropian si Harry Kane i Anglisë, Bruno Frernandes i Portugalisë apo edhe Luka Modric i Kroacisë.

Kosova fillimisht pësoi humbje nga Rumania në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 0:3.

Më pas u përball me një tronditje brenda kampit, me përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriçit dhe Florent Muslijës.

Por, grupi e mori forcën dhe fitoi në Qipro për të kaluar në pozitën e dytë në grup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme