Dy gazetarë të Reuters dënohen me 7 vite burg

Dy gazetarë të Reuters të arrestuar në Mianmar ndërsa po hetonin një masakër të myslimanëve Rohingya janë shpallur fajtorë për shkeljen e Aktit Zgjedhor Zyrtar të vendit dhe dhe janë dënuar me shtatë vjet burg.

Wa Lone, 32 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, mbahen në burg në Yangon, pasi u arrestuan në dhjetor, në një investigim të rëndësishëm që ka nxitur zemërimin ndërkombëtar dhe është parë si një provë e progresit drejt demokracisë në Azinë juglindore.

Në vendimin e tij, gjykatësi Ye Lwin tha se gazetarët “u përpoqën shumë herë që të merrnin në dorë dokumente sekrete dhe t’i kalonin te të tjerët. Ata nuk u sollën si gazetarë normalë. ”

Teksa po dërgohej me pranga në duar në burg, gazetari Wa Lone tha: “Nuk kam frikë. Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar … Unë besoj në drejtësi, demokraci dhe liri. ” Kyaë Soe Oo përqafoi gruan e tij ndërsa ajo po qante dhe e mbajti derisa policia e mori atë, shkruan Dritare.net.

Reuters e dënoi vendimin  dhe tha se “ky është një hap madhor prapa” për Mianmarin.

“Sot është një ditë e trishtuar për Mianmarin, gazetarët e Reuters, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, dhe mbarë shtypit”, tha në një deklaratë kryeredaktori i Reuters, Stephen J Adler.

Adler bëri thirrje për Mianmar të shqyrtojë vendimin urgjentisht.

Vendimi u dënua nga aktivistët e të drejtave të njeriut, OKB, SHBA dhe Britani,por edhe nga mbarë mediat botërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme