Pesë persona të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy persona mbesin në gjendje kritike dhe janë në ventilim mekanik. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të premten në mëngjes.
Sipas zëdhënësit Faik Hoti, në Klinikën Infektive, sot janë të hospitalizuar 44 pacientë, prej tyre 40 me Covid-19. Klinika është në pritje të rezultateve edhe për katër raste, ka bërë të ditur ai.
Në 24 orët e fundit janë liruar 25 raste që janë testuar negativë.
33 nga pacientët janë në gjendje stabile, ndërsa për pesë të cilët janë në gjendje të rëndë po përdoret oksigjenoterapia. Ata janë nën përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.