Dy persona grabisin para në një barnatore të Mitrovicës

Dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur një shumë parash në një barnatore në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së hënës, derisa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë KOHËS se të dyshuarit kanë arritur ta kryejnë grabitjen nën kërcënimin e armës nga punëtorja e barnatores dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.

“Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “Nexhip Draga”, në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore. Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet janë ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Zahiti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme