Dy persona humbin jetën në aksident

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar për dy aksidente të ndara nga të cilat kanë humbur jetën dy persona. Nga aksidenti në Podujevë ka vdekur një person i gjinisë mashkullore ndërsa në Fushë-Kosovë ka ndërruar jetë një këmbësore e cila ishte duke u trajtuar në QKUK.

 

“Fsh. Doberdol, Podujevë 17.08.2017-11:53. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile dhe një këmbësori mashkull K/shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë, ndërsa dy vozitësit meshkuj K/shqiptar janë arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Trupi i pajetë  viktimës është dërguar në IML për obduksion”- njofton policia.

Raport shtesë:

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë (NN) 15.08.2017 – 20:50. Lidhur me rastin me 17.08.2017 nga QKUK është raportuar se viktima femër K/Shqiptare e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”- thuhet tutje në raport./Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme