Dy persona janë privuar nga liria për mos respektimin e vendimit të qeverisë për ditët e zisë

Gazetar: Avni Tahiri

Inspektorati Shtetëror i Tregut në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, vazhdon kontrollet e jashtëzakonshme ndaj objekteve gastronomikë. Dy objekte që nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë respektivisht kanë organizuar festa në ditë zie janë mbyllur dhe janë shqiptuar gjoba ndaj pronarëve.

“Në këto kontrolle gjatë ditës së djeshme janë konstatuar dy objekte që nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë dhe kanë punuar. Me çka janë shqiptuar masa adekuate dhe janë mbyllur. Sa i përket kontrolleve të cilat behën në të gjitha objektet që janë me dhe pa licencë, vazhdojnë aktivitetet”, deklaroi Marija Miteva – Zëdhënëse e Qeverisë.
Miteva shtoi se edhe nga inspektorët e Ministrisë së Transportit, janë kryer kontrolle nga të cilat janë konstatuar se rreth 100 objekte që kanë licenca pasi janë pajisur me to nuk i ka përmbushur kushtet e nevojshme.

“Dua të informoj publikun sa i përket aktiviteteve të Ministrisë së Transportit ku gjatë kontrolleve të deritanishme janë konstatuar një numër i madh licencash të cilat do të hiqen, dhe atë rreth 100 prej tyre për shkak se është konstatuar se pas dhënies së licencave, subjektet juridike kanë ndaluar të plotësojnë detyrimet ligjore në bazë të së cilës më herët u janë dhënë këto licenca”, shtoi Marija Miteva – Zëdhënëse e Qeverisë.

Sipas Qeverise, kontrollet intensive do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme