Dy persona përleshen fizikisht në Veternik, përfundojnë në mbajtje

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në lagjen Veternik të Prishtinës, pas një përleshjeje fizike që kishte ndodhur mes tyre si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 11 maj 2026 rreth orës 20:03, ku dy të dyshuarit, janë përfshirë në rrahje me njëri-tjetrin.

“Si pasojë e përleshjes, të dy personat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme