Dy persona të lënduar nga shpërthimi i autobotit në karburantin në autostradën Tiranë-Durrës, ja cili ishte shkaku

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin në flakë të autobotit në një karburant në autostradën Tiranë-Durrës.


karburat

Në momentin e depozitimit të naftës ka shpërthyer në flakë, që ka sjellë plagosjen e dy punonjësve.

5 zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll flakët, që rrezikonin dhe shpërthimin e depozitës kryesore.

Dyshohet se pesioni dhe temperaturat e larta kanë bërë që të ketë shkëndije. Janë evakuuar personat në pikën e karburantit, ndërsa të lënduarit ndodhen në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.

Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme