Dy persona tentojnë të grabisin një dyqan në Elbasan, por zbulohen nga banorët/ Policia i arreston në flagrancë!

Një dyqan është tentuar të vidhet në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa raportohet se autorët kanë qenë dy persona të maskuar.

Ata kanë tentuar të hapin dyqanin, por janë pikasur nga banorët, të cilët kanë njoftuar policinë. Autorët janë shoqëruar në polici, ndërsa u janë sekuestruar sendet që shërbejnë për thyerjen e dyqanit.

Nga verifikimet rezulton se nuk është vjedhur asnjë send në dyqan. Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme