Dy plaçkitje me armë në Mitrovicë brenda një dite

Të dielën në Mitrovicën e Jugut kanë ndodhur dy plaçkitje me armë.

Rasti i parë ndodhi në fshatin Kqiq i Vogël ku dy një person ka raportuar se dy persona ia kanë marrë një shumë parash nën kërcënimin me armë.

“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetim nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ngjarë në rrugën “Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, ku një person i maskuar e ka grabitur një shumë parash nga arka dhe është larguar. Rasti është duke u hetuar, sipas Policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme