Dy plumba për dhëndrin – 70 vjeçari shtiu me armë zjarri para gjykatës në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 70-vjeçare, i cili sot në mesditë ka shtënë me armë zjarri para objektit të Gjykatës Themelore të Pejës, saktësisht në rrugën “Adem Jashari”. Askush nuk është plagosur nga dorasi, mirëpo Policia thotë se i njëjti është arrestuar dhe i është konfiskuar arma

Gjykata Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se sot më datë 22.03.2018, në orën 14:30 në hyrje të kësaj gjykate, ka ndodhur një incident, më ç’ rast një qytetar (babai i palës se mbrojtur) ka gjuajtur më armë zjarri, në drejtim të palës tjetër (kryesit të dhunës në familje), duke shkrepur dy plumba. Kështu thuhet në njoftimin për media të dërguar nga Gjykata.

Gazeta Insajderi merr vesh se gjuajtja e sotme me armë zjarri para Gjykatës Themelore në Pejë ishte bërë ndaj dhëndrit për shkak të dhunës në familje. Krejt kjo kishte ndodhur në ditën kur ishte paraparë që mbahej seanca për këtë rast.

Megjithatë, dhëndri i kishte shpëtuar më të keqes pas pjesëtarët e sigurimit të Gjykatës dhe policia kishin reaguar shpejt.

“Punëtorët e sigurimit të gjykatës, së bashku me policët të cilët ndodheshin në objekt, kanë intervenuar menjëherë, dhe fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar”, thuhet më tej aty.

I dyshuari ishte arrestuar dhe konfiskuar arma.

“I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje. Seanca gjyqësore lidhur më dhunën në familje ka qenë e caktuar për sot në orën 14:30”, njofton gjykata.

“Sot rreth orës 13:27, në rrugën ‘Adem Jashari’ para Gjykatës Themelore në Pejë, një i dyshuar rreth moshës 70-vjeçare ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo, për fat intervenimi i policisë ka qenë i shpejtë dhe personi i dyshuar është arrestuar dhe arma është konfiskuar”, ka thënë zedhenesi Ibra.

Policia ka thënë se nga ky rast, nuk ka asnjë person të lënduar.

Ai ka thënë se janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe se po presin detaje për rrethanat dhe motivin e gjuajtjes, andaj Policia nuk mund të japë informacione të tjera.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme