Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt

Një person është arrestuar në orët e hershme të së premtes në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të shtunën.

Gjatë arrestimit i dyshuari – një mashkull kosovar – ka shkaktuar lëndime te dy zyrtarë policorë. Ata kanë pranuar trajtim mjekësor.

Edhe i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Pas marrjes në pyetje dhe konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme