Dy pushtete në shkollën e Janjevës

Shkolla i ka dy salla arsimtarësh në dy kate. Në katin e parë, mësimdhënësit shqiptarë kur nisen drejt klasave nxjerrin nga raftet ditarët e Republikës së Kosovës. Në të dytin, arsimtarët serbë i fillojnë orët me ditarët e Republikës së Serbisë. Për serbët, shkolla mban emrin “Vladimir Nazor”.

Ministria e Arsimit e Kosovës e zyrtarizoi më 2008 emrin e atit të njohur Shtjefën Gjeçovi, i lindur në faqen tjetër të kodrës në Janjevën multietnike. Personeli serb, i mëson ndaras rreth shtatëdhjetë nxënës të pakicave – mbi tridhjetë prej të cilëve kroatë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në katin e parë janë fëmijët shqiptarë. Ata përbëjnë hisenë më të madhe të numrit të përgjithshëm prej diku 400 nxënësish të shkollës – duke përfshirë edhe ata të paraleles së ndarë në fshatin ngjitur, Brus.

Para hyrjes së shkollës, në anën e djathtë është vendosur busti i Gjeçovit, i lindur më 12 korrik 1874. Tabela pranë tij tregon në shqip, serbisht e anglisht se janjevasi më i famshëm u largua pas kryerjes së shkollës fillore në vendlindje që t’i vazhdonte studime teologjike e filozofike.

“Ai ishte hulumtues i materialit arkeologjik, gjuhësor, historik dhe etnografik….”, dhe kishte mbledhur e shkruar Kanunin e Lekë Dukagjinit, që “më parë kishte ekzistuar vetëm si traditë orale” .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme