Nga raporti 24-orësh i policisë së Kosovës njoftohet për dy raste të dhunës familjare në Prishtinë ditën e djeshme, raporton Gazeta Express.
Në njërin rast i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka demoluar gjësendet në banesë dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij femër.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse në rastin tjetër është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.