Dy senatorët amerikanë vijnë në Kosovë: Dialogu me Serbinë, arsyeja e vizitës

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Joyhnson, pritet të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, ku do të bisedohet për dialogun mes dy vendeve, shkruan Gazeta Metro.


Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtojnë bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, porse atyre dy Moska ua ka ndaluar hyrjen.

“Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha në një postim në Twitter senatori Chris Murphy.

Chris Murphy@ChrisMurphyCT

Russia wouldn’t let us in, but @RonJohnsonWI and I will be visiting Ukraine, Serbia, and Kosovo this week to demonstrate bipartisan support for the new Ukrainian government and continued dialogue between Belgrade and Pristina. I’m in Berlin today for meetings first.2,0732:51 PM – Sep 2, 2019Twitter Ads info and privacy510 people are talking about this

Në anën tjetër, dy senatorët janë kritikë të zëshëm të Kremlinit.

Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme