Dy shqiptar të dënuar, rrahin keq në burgun e Shutkës sulmuesin e Ziadin Selës!

Në burgun e “Shutkës” në Shkup para dy ditëve ka ndodhur një zënkë brutale, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Delov, një ndër të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Zënka ka ndodhur në “kohën e shëtitjes” ku Kosta Delov bashkë me të dënuarit tjerë shfrytëzojnë hapësirën për të marrë ajër. Sipas informatave jo zyrtare që ka arritur Pa Censurë, deri tek sulmi ka ardhur, pasi dy shqiptarët janë ndjerë të provokuar nga Delov, ata kanë sulmuar Delov deri në aliavanosje, saqë as gardianët e burgut nuk kanë mundur ë t’i vinë në ndihmë!

Aktualisht Petrov është në gjendje stabile, ku nga dy të dënuarit që e kanë sulmuar është kërkuar përgjegjësi.

Kujtojmë se në lidhje me dhunën në Kuvend kur dhjetëra deputet dhe gazetarë u lënduan, nëntë persona u dënuan me dënim të kushtëzuar ndërsa me burg prej 4 viteve u dënua sulmuesi i deputetes së atëhershme Radmilla Sheqerinskës. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, ka përgatitur edhe akuzë me të cilën janë përfshirë 28 persona të cilët akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërsa mes tyre janë edhe deputet të VMRO-DPMNE-së.

Teksa një ndër sulmuesit e selës që u identifikua është edhe Kosta Delov i cili vazhdimisht ka provokuar për kënaqësinë që ka ndjerë gjatë sulmi. Ai një profil e tij në Facebook është shprehur krenar për rrahjen brutale që e ka ushtruar ndaj liderit të LR-PDSh-së, Ziadin Selës.

“Ndjenja kur brutalisht e ke Ziadin Selën me grushta në kokë, e pa përshkruar! Shtriju poshtë shkërdhatë shqiptare”, ka shkruar Kosta Delov, i dyshuari kryesor për rrahjen e Selës dhe Zoran Zaevit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme