Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Tiranë, dyshohen për trafikim të armëve

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Tiranë, në operacionin policor të koduar “Suspend”.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë afro 10 mijë euro.

“Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Suspend’, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe municion luftarak.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftim.

VIDEO:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme