Dy shtetas të Shqipërisë i dhanë afat një javë kosovarit për t’ua dhënë 40 mijë euro, rasti nën hetime

Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se dy shtetas të Shqipërisë më 4 janar te shtëpia e tij i kanë kërkuar që brenda një afati njëjavor të ju dërgojë 40 mijë euro.

Ai rastin e ka raportuar në Polici të enjten dhe rasti është duke u hetuar nën dyshimin për veprën penale “detyrim”.

“Më 08.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, dy persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë me datën e cekur kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor (deri me 11.01.2026)  t’i dërgoj 40.000 € para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme