Dy persona të verbër në Kosovë kanë marrë diplomën e kolegjit brenda afatit të paraparë të studimeve Bachelor, shkruan Gazeta Zëri.
Ardian Sopa nga Llapushniku i Drenasit dhe Gëzim Bytyqi nga Prishtina janë pajisur me diplomën e kolegjit “Pjetër Budi”, në programin Administrim Biznesi, profil i administratë publike.
Ata janë regjistruar në këtë kolegj në studime në vitin akademik 2014/15. Sfidat dhe vështirësitë thonë se nuk ua zbehën atyre ëndrrën për t’i ndjekur studimet me rregull dhe që të diplomojnë.